Zaev dhe Hahn kanë precizuar dokument për reformat që Shkupi duhet t'i zbatojë

Maqedonia

Zaev dhe Hahn kanë precizuar dokument për reformat që Shkupi duhet t'i zbatojë

Më: 26 qershor 2017 Në ora: 17:19
Johannes Hahn dhe Zoran Zaev

Kryeministri Zoran Zaev në konfrenecën e përbashkët për media me komisarin evropian Johannes Hahn, tha se qeveria e Maqedonisë së bashku me mysafirin nga Brukseli, i cili mori pjesë në mbledhjen tematike të Qeverisë, kanë precizuar një dokument për reformat që duhet të zbatohet.

Sipas Zaevit, perspektivat evropiane nuk janë më një e largët.

“Nëse zbatimi i reformave rrjedh ashtu siç është plani, BE duhet të japë vlerësim pozitiv”.

Zaev tha se bëhet fjalë për dokument me emrin “Udhërrëfyes”, i cili deri më 1 korrik duhet të rrumbullakësohet, gjegjësisht të përfundohet dhe të publikohet në opinion.

Ai i bëri thirrje opozitës që në mënyrë aktive të kyçet në zbatimin e reformave.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat