Partitë shqiptare kërkojnë ”gjuhën shqipe”, Hahn kërkon të vonohet kjo reform

Maqedonia

Partitë shqiptare kërkojnë ”gjuhën shqipe”, Hahn kërkon të vonohet kjo reform

Më: 28 qershor 2017 Në ora: 15:27
Zoran Zaev dhe Johannes Hahn

Gjuha shqipe është mollë sherri në mes partive shqiptare dhe LSDM-së për vazhdimin e ”jetës” së Qeverisë edhe pas 100 ditëve.

TV21 siguroi “Udhërrëfyesit për Reforma Urgjente” që qeveria e miratoi para dy ditëve. Ligji për gjuhën shqipe është pjesë e këtij dokumenti, kurse afati për miratimin e ligjit është gushti i këtij viti.

Euro-komisari Johannes Hahn, ka pyetur partitë shqiptare për mundësinë që të prolongohet miratimi i ligjit, por liderët shqiptar kanë qenë kategorik, ligji për gjuhën shqipe të bëhet brenda 3 muajve.

Përndryshe, Arben Taravari nga LR-PDSH-ja në emisionin Fol Tash  tha se nëse nuk bëhet ligji për gjuhën shqipe, partitë shqiptare dalin nga Qeveria e Maqedonisë. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat