Zaev uron Ramën për fitoren: Bashkëpunimi miqësor do vazhdojë

Maqedonia

Zaev uron Ramën për fitoren: Bashkëpunimi miqësor do vazhdojë

Më: 28 qershor 2017 Në ora: 17:13
Zoran Zaev

Kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev  i ka dërguar një urim kryeministrit shqiptar Edi Rama për fitoren në zgjedhjet parlamentare.

Në mesazhin e publikuar në faqen zyrtare të qeverisë së Maqedonisë thuhet se: “Zgjedhjet demokratike në Republikën e Shqipërisë e tregojnë përcaktimin e qytetarëve të Shqipërisë drejt respektimit të vlerave evropiane, të cilët janë ardhmëria e shtetit, por edhe të tërë rajonit. Jam i bindur se do të vazhdojë përkushtimi Juaj drejt proceseve demokratike dhe reformuese, sipas standardeve të BE-së dhe NATO-s”, thekson Zaev në urimin.

“Unë besoj,-shton Zaev- se do të vazhdojë edhe bashkëpunimi miqësor dhe parimor mes Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Shqipërisë përmes respektimit të ndërsjelltë, mirëkuptim dhe mbështetje, në interes së sigurimit të një jete më cilësore për qytetarët e dy shteteve tona, si dhe  për zhvillimin e stabilitetit të Ballkanit në tërësi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat