Ish-shefit të kundërzbulimit i konfiskohet pasaporta

Maqedonia

Ish-shefit të kundërzbulimit i konfiskohet pasaporta

Më: 3 korrik 2017 Në ora: 18:37
Sasho Mijalkov në një fotografi të vitit 2015

Një gjykatë në Shkup ia ka ndaluar largimin nga Maqedonia, ish-shefit të kundër-inteligjencës së Maqedonisë, Sasho Mijalkov, dhe ka urdhëruar konfiskimin e pasaportit të tij lidhur me skandalin e përgjimeve.

Një prokurore speciale e ka akuzuar zotin Mijalkov, që është në lidhje të afërta familjare me ish-kryeministrin, Nikolla Grueski, për përgjim ilegal të më se 5,800 telefonave në periudhën 2008 – 2015.

Ky skandal, që ka shpërthyer në vitin 2015, ka shkaktuar krizë politike dhe përfundimisht, ka çuar në zgjedhje të parakohshme në dhjetor të vitit të kaluar, duke e përfunduar sundimin 10 vjeçar të partisë konservatore WMRO-DPMNE, të zotit Gruevski.

Prokurorja speciale, Katica Janeva, i ka akuzuar afro 100 vetë, përfshirë Gruevskin dhe udhëheqës të lartë të partisë së tij, për keqpërdorim të detyrës, raporton agjencia AP nga Shkupi.

Deri tash, gjykata ka urdhëruar konfiskimin e pasortës për 36 individë, përfshirë edhe dy ish-anëtarë të qeverisë Gruevski.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat