Rasti “Sopoti” në duart e Speciales?

Maqedonia

Rasti “Sopoti” në duart e Speciales?

Më: 5 korrik 2017 Në ora: 12:08
Prokuroret e Prokurorisë Speciale Publike

Prokuroria e krimit të organizuar lëndën për rastin “Sopoti” e ka dërguar në Prokurorinë Speciale Publike (PSP).

Për momentin nga PSP-ja ende nuk kanë konfirmuar nëse e kanë pranuar lëndën, mëson Alsat-M nga burime të besueshme brenda Prokurorisë Publike. Sipas ligjit të PSP-së nga momenti që kryeprokurorja speciale Katica Janeva pranon rastin ka afat prej 8 ditësh për të vendosur nëse do ta marrë “Sopotin” në duart e saj.

Në procesin gjyqësor për rastin “Sopoti”, 11 banorë të fshatit me po të njëjtin emër u dënuan me gjithsej 156 vite burg. Ata u shpallën fajtor për vendosjen e minës në fshatin Sopot të Kumanovës, në vitin 2003, ku e humbën jetën dy ushtarë polak të NATO-s dhe një civil.

Të akuzuarit gjatë kohë kanë pritur që rasti të kalojë në duart e Katica Janevës duke marrë parasysh se ishte publikuar bisedë e përgjuar, pikërisht për këtë rast.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat