Gjykata e Apelit pranon ankesën e PSP-së për rastin e afaristit Sead Koçan

Maqedonia

Gjykata e Apelit pranon ankesën e PSP-së për rastin e afaristit Sead Koçan

Më: 7 korrik 2017 Në ora: 22:24
Ilustrim

Gjykata e Apelit në Shkup njofton se në seancën e këshillit gjyqësor të mbajtur më 6 qershor, është pranuar ankesa e Prokurorisë Speciale Publike (PSP) në lidhje me masën e kujdesit ndaj afaristit Sead Koçan të vendosur nga Gjykata themelore Shkupi 1.

Gjykata ka vendosur që çështja të rikthehet në procedurë në Gjykatën themelore Shkupi 1. Gjykata e Apelit vlerëson se në propozimin për ofrimin e garancës, nuk janë ofruar të gjitha dëshmitë e rëndësishme për një vendim të ligjshëm për propozimin nga i cili do të vërtetohej baza e garancës së ofruar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat