Osmani: Ligji i gjuhës do të dërgohet në Venedik me kërkesë të BE-së

Maqedonia

Osmani: Ligji i gjuhës do të dërgohet në Venedik me kërkesë të BE-së

Më: 8 korrik 2017 Në ora: 17:37
Bujar Osmani

Kalimi i ligjit të gjuhës në Komisionin e Venedikut, bëhet me kërkesë të faktorit ndërkombëtarë më qëllim që në të ardhmen të paralajmërohet kontestimi i tij ose ankimimi në Gjykatën Kushtetuese, deklaroi zv.kryeministri për çështje Evropiane Bujar Osmani, në emisionin 360 gradë në Alsat.

Pengesë për moszbatimin e ligjit për gjuhës shqipe deri më tani sipas Osmanit ka qenë mos dakordimi i disa detajeve të këtij ligji.

“U morëm vesh që në qeveri do e miratojmë shumë shpejtë. Kishte disa sugjerime nga faktori ndërkombëtar se nuk duhet të lejojmë që eventualisht pas miratimit të lejohen zëra të cilat mund ta kontestojnë kushtetushmërin e ligjit”, deklaroi Bujar Osmani.

Sipas Osmanit ky ligj duhet të miratohet sa më shpejtë me qëllim që mos të jetë pjesë e agjendave elektorale të partive politike. Ai më tej u shpreh i gatshëm për bashkëpunim edhe me Kryetarin e shtetit Gjorgje Ivanov si dhe me partin opozitare OBRM-PDUKM me qëllim të integrimit më të shpejt të vendit.

Osmani është optimist që këtë vit Maqedonia nga Komisioni Evropian të marrë një raport pozitiv dhe pa kushtëzime.

Në dhjetor, sipas Osmanit, nëse vendi ecën me dinamikën e paraparë të reformave, mund të shpresojë për një date për fillimin e bisedimebe për negociata.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat