Zhbogar: Çështjet dypalëshe me shtetet fqinje duhet t’i zgjidhni sepse përfitoni shumë

Maqedonia

Zhbogar: Çështjet dypalëshe me shtetet fqinje duhet t’i zgjidhni sepse përfitoni shumë

Më: 10 korrik 2017 Në ora: 14:42
Samuel Zhbogar

Në prag të Samitit të Tërstit, ambasadori i BE-së në Shkup, Samuel Zhbogar, si edhe ai italian, Carlo Romeo, mbajtën një konferencë shtypi me gazetarët.

Me këtë rast, Zhbogar është pyetur në lidhje me marrëveshjen e paralajmëruar të fqinjësisë së mirë ndërmjet Maqedonisë dhe Bullgarisë, për të cilën OBRM-PDUKM-ja hedh dyshime dhe akuza të rënda.

Zhbogar ka deklaruar se të gjithë shtetet duhet që t’i zgjidhin çështjet dypalëshe me fqinjët dhe me vendet anëtare të BE-së në rajon, dhe se asnjëherë nuk do të gabohet nëse investohet në miqësi me fqinjët.

Ai bëri të ditur se BE-ja nuk është e përfshirë në bisedimet, por shpreson se do të finalizohet dhe nënshkruhet në gusht, kurse arritjen e një marrëveshje e konsideron si vendosmëri të Qeverisë për të ndërtuar një rreth miqësie me fqinjët.

Zhbogar theksoi se ndërtimi i miqësisë me shtete anëtare të BE-së do të thotë një shtytje më e madhe për integrimet evropiane.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat