Zaev: SHBA-ja mbështet reformat e Qeverisë së Maqedonisë

Maqedonia

Zaev: SHBA-ja mbështet reformat e Qeverisë së Maqedonisë

Më: 10 korrik 2017 Në ora: 22:49
Ilustrim

Kreu i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, Zoran Zaev, në rrjetin social Twitter ka njoftuar se ka pasur një bidesë telefonike me zëvendëspresidentin amerikan, Majk Pens, i cili, sipas kryeministrit Zaev mbështet reformat në Maqedoni.

Sipas Zoran Zaevit, zëvendëspresidenti amerikan, Pens i ka përcjellur edhe përshëndetjet e presidentit, Donald Tramp.

“U dëgjova ne zëvendëspresidentin e SHBA-ve, Majk Pens. I mbështet reformat në Maqedoni dhe më përcolli përshëndetje nga presidenti Tramp”, ka shkruar në llogarinë e tij në Twitter, kryeministri i vendit, Zoran Zaev.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat