Një lajm i gëzueshëm për rastet sociale

Maqedonia

Një lajm i gëzueshëm për rastet sociale

Më: 14 korrik 2017 Në ora: 09:08
Ilustrim

Ministrja  e Punës dhe Politikave Sociale, Mila Carovska ka kumtuar një lajm të mirë për rastet sociale, të cilëve u janë ndërprerë ndihmat për shkak se kanë pranuar para nga të afërmit e tyre në mërgim.

“I bëj thirrje ish shfrytëzuesve të ndihmës sociale të cilëve i është ndërprer ndihma sociale për shkak të transferimit të shpejt të parave nga jashtë, sërish të drejtohen tek Qendrat sociale në qytetet e tyre në Maqedoni dhe të kërkojnë shfrytëzimim e të drejtës për shfrytëzimin e ndihmes sociale”, deklaroi ministrja.

Lajmi është konfirmuar edhe nga zëvendëministri Elmi Aziri.

“Dua të ju informoj se ne si Ministri për punë dhe politika sociale kemi marrë vendim që të largojmë kufizimin absurd “ transfer i shpejt i parave” si kriter për ndërprerjen e ndihmës sociale. Transferi i shpejtë nuk mundë të llogaritet si e ardhur nga puna. Të gjithë personave që ju është bërë kjo e padrejtë, pa bazë ligjore, për shkak se në llogaritë e tyre bankare kanë hyrë mjete nga familjarët e tyre në gurbet dhe nga burime tjera që nuk jan si rezultat i mardhënjeve të punës iu bëjmë thirrje që të fillojnë aplikimin nëpër qendrat sociale që të kthehen në sistemin e skemave sociale. Qendrat me më së shumti raste të tilla nga gjithsej 910 janë: Tetova 209, Kumanova 204, Gostivari 130”, deklaroi Aziri.

Gjatë qeverisjes së kaluar një numër i madh i shfrytëzuezve të ndihma social mbetën pa këtë të drejtë, për faktin se kishin pranuar ndonjë shumë simbolike të parave nga të afërmit të tyre, të cilët punojnë në Evropë.

Këto familje për një kohë të gjatë kanë mbijetuar pa asnjë të ardhur nga shteti dhe me ndihmat e familjarëve dhe humanistëve shqiptarë.

Duhet vlerësuar solidariteti i mërgimtarëve dhe disa biznesmenëve shqiptarë të cilët nuk kanë hezituar ti ndihmojnë vëllezërit dhe motrat e tyre.

Ndryshe qeveria e re gjithashtu ka premtuar që brenda mandatit të rriten ndihmat sociale dhe gjithashtu të sigurohet pensioen sociale për personat të cilët nuk kanë përvojë pune.

Enti Shtetëror i Statistikës (ESHS) ka raportuar se në Maqedoni janë më shumë se 70 mijë familje që kërkojnë asistencë sociale. Shumica nga këto familje nuk arrin të sigurojnë më shumë se 50 cent në ditë për kokë banori. Për disa qytetarë jeta në Maqedoni mund të krahasohet me disa vende afrikane.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat