Shtetasi i Gjermanisë vdes në një klub nate në Prilep

Maqedonia

Shtetasi i Gjermanisë vdes në një klub nate në Prilep

Më: 15 korrik 2017 Në ora: 20:50
Ilustrim

Njëzet e pesë vjeçari, shtetas i Gjermanisë, dje ka vdekur në një klub nate në Prilep. Djali ka qenë me vend qëndrim në fshatin Debresht në Komunën Dollnen.

Siç kumtoi policia, dje rreth orës 16:00 pasdite në një klub nate në Prilep është sëmurë E.M. (1992), shtetas i Republikës Federale të Gjermanisë.

Ai me automjetin e Emergjencës është transferuar në Spitalin klinik në Prilep, ku i është konstatuar edhe vdekja.

Kontrolle të kryera ekipi nga SPB-Prilep është kryer në vendin e ngjarjes. Me urdhër të Prokurorit Publik, kufoma do të bëhet autopsi. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat