Peshevski ka dhënë 86 koncesione për xeherore brenda një dite

Maqedonia

Peshevski ka dhënë 86 koncesione për xeherore brenda një dite

Më: 16 korrik 2017 Në ora: 18:50
Vlladimir Peshevski

Sipas njërit nga aktivistët e nismës qytetare ”Shpëtim për Bogdancin”, ish-zv. kryeministri Vlladimir Peshevski, ka dhënë 86 koncesione për hapje të xeheroreve vetëm brenda një dite.

Në emisionin Proces në Nova Tv, Jovan Xhalev nga kjo nismë qytetare ka deklaruar se këto koncesione janë dhënë në vitin 2012.

Nga këto koncesione, 22 janë dhënë për rajonin Kavadar-Vallandovë, kurse të tjerët janë deri në Nagoriçan të vjetër. Sipas këtij aktivisit, qeveria e mëhershme ka dashur që Maqedoninë ta shndërrojë nga një shtet bujqësor në shtet xeheror.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat