Truproja e Mijallkovit ka sulmuar fizikisht një grua para stacionit policor

Maqedonia

Truproja e Mijallkovit ka sulmuar fizikisht një grua para stacionit policor

Më: 17 korrik 2017 Në ora: 19:25
Truproja e Mijallkovit

Truprojat e ish-drejtorit të Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim, Sasho Mijallkovit, kanë rrahur një grua para syve të policëve, kolegë të tyre.

Incidenti ka ndodhur fundjavën e kaluar, para stacionit policor Karposh. Sipas dëshmitarëve, truproja e Mijallkov ka sulmuar gruan me grushta në kokë. Një nga dëshmitarët e ngjarjes ka thirrur emergjencën e spitalit.

E gjithë drama ka ndodhur para stacioni policor në Karposh, sepse sipas njohurive, gruaja ka ardhur në këtë stacion policor me qëllim të paraqesë se paraprakisht ishte keqtrajtuar fizikisht nga i njëjti person. Por ai erdhi pas saj dhe e ka sulmuar para policëve të pranishëm.

MPB për TV 24 ka konfirmuar se truproja personale e Mijallkovit nga radhët e Ministrisë së Brendshme është pezulluar dhe për detaje të tjera nuk kumtojnë deri sa të përfundojë i gjithë hetimi. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat