Projekti “Shkupi 2014? për dy vite me 123 milion euro shtesë

Maqedonia

Projekti “Shkupi 2014? për dy vite me 123 milion euro shtesë

Më: 26 korrik 2017 Në ora: 16:47
Shkupi 2014

Sot “Shkupi 2014” kushton 683 milion euro, që do të thotë se në dy vitet e kaluara kur sipas BIRN-it kushtonte 560 milion euro, por janë nënshkruar marrëveshje të reja me vlerë prej 123 milion euro dhe per dy vite çmimi u rit në 207 milion euro.

Sa per ilustrim, gjatë promovimit të projektit në vitin 2010-të u premtua se projekti do të kushtojë vetem 80-të milionë euro!

Pjesa më e madhe e shumës shtesë ka të bëjë me marrëveshjen që institucionet e kanë nënshkruar në ndërkohë që t’i përfundojnë ndërtesat dhe monumentet e filluara, megjithatë në këto 24 muaj projekti “Shkupi 2014” është përhapur edhe për projekte të reja, fasadë dhe rrotë panoramike.

Rrota e ka rritur shumën për pothuajse 20 milionë euro, ndërtesa e re e Fakultetit të Shkencave të Inxhinierisë Kompjuterike me marrëveshjen e UKIM shtoi edhe 13-të miliona, ndërsa ndërtesa administrative mes të rejave e MPJ-së dhe Operas dhe Baletit të Maqedonisë kontribuan me 10-të milionë euro.

Dhe tani “Betoni” i Shkupit është top-kontraktues i “Shkupit 2014”, me atë që para dy viteve kjo kompani ndërtimore ka pasur marrëveshje me vlerë prej 163 milionë euro, ndërsa sot kjo shumë është rritur në 216-të ose këto janë 53 milionët e reja.

Ndryshe, projekti “Shkupi 2014”, është projekti më i madh dhe më i shtrenjtë që e ka miratuar ndonjëherë Qeveria e Maqedonisë, e cila popullatës së Maqedonisë i kushtoi me qindra miliona euro.

Sipas paralajmërimeve për projektin në fjalë, ka qenë e paraparë që të vendosen 40 objekte dhe përmendore, ndërkaq të njëjtat tani janë vendosur mbi 130.

Shikoje videon e animuar e bazuar nga të dhënat e bazës së të dhënave interkative të BIRN Maqedoni.

Realizimi i “Shkupit 2014” u ndoq nga një sërë debatesh, me shumë veprime civile dhe protesta. Qytetarët e Shkupit ishin të zëshëm kundër rindërtimit të Qendrës Tregtare të Qytetit dhe shkatërrimit të parkut te hoteli “Bristol”, përderisa mediat përqeshnin “mbulimin e burrërisë të Prometeut…

Ndërhyrja më e madhe arkitektonike e realizuar në këtë rajon në historinë më të re, nuk u la pa u vënë re dhe nga publiku ndërkombëtar. Por, më shpesh, jo si një atraksion turistik që mbush buxhetin e Maqedonisë, siç njoftohet me vendim të VMRO-DPMNE, por si një projekt për tallje. Mediat e huaja e krahasonin me vizatimet komike nga Asteriks dhe Obeliks, si “qytet i historisë-kiç”, “Disnilendi Ballkanik”, “bazuar në një skulpturim me përzierje historike dhe estetikisht joharmonike” vlerësohet sikur “tepër i shtrenjtë” si “miks nga Las Vegas dhe Pjongjang”, si një nga idetë më të çmendura të diktatorit turmenkistan Nijazov”

Shtatë vjet më vonë, projekti, për të cilin askush racional nuk mund të supozonte se do të arrijë këto dimensione, vazhdon të jetë kontrovers, si nga aspekti ekonomik ashtu edhe nga ai estetik. “Shkupi 2014” ende vazhdon të jetë e përditshmëria jonë e neveritshme, një makth në të cilën jetojmë dhe i cili, si duket, s’ka për tu ndalur, duke tronditur pjesën maqedonase dhe një pjesë nga të tjerët , deri në hapësirën më të vogël dhe të lirë, ose deri sa gjelbërimi I zverdhur nuk mbushet me ndërtesat e reja. Me kulise të reja të një kohe të kaluar, e cila as që ka ndodhur ndonjëherë në Maqedoni.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat