Qeveria nuk i dha dritë jeshile ligjit për gjuhën shqipe

Maqedonia

Qeveria nuk i dha dritë jeshile ligjit për gjuhën shqipe

Më: 1 gusht 2017 Në ora: 22:11
Ilustrim

Ligji për përdorimin e gjuhës shqipe do të ripërpunohet dhe pritet që të kalojë në seancë qeveritare pas festës së Ilindenit. Në seancën e fundit që zgjati deri mbrëmë vonë, propozim ligji ka ngecur tek formimi i organeve të reja të Agjencisë për zbatimin e gjuhëve dhe tek Inspektorati për përdorimin e gjuhëve për të cilat duhet të përkufizohet dhe konfirmohet kompetenca e tyre.

Pas diskutimit fillestar është konstatuar se nevojitet koordinim i mëtutjeshëm me qëllim që të arrihet  harmonizimi për mënyrën e zbatimit të vendimit ligjor. Propozim ligji do të vendoset në rend dite në ndonjërën nga seancat e ardhshme qeveritare”, bënë të ditur nga Qeveria e Maqedonisë. Nga Qeveria nuk japin më shumë detaje rreth dy trupave të ri, se çfarë funksioni pritet të kryejnë por edhe çfarë në mënyrë shtesë duhet të konfirmohet rreth kompetencave të tyre. Ligji për gjuhët sot ishte temë edhe në Kuvend. Është shumë bukur kur duke e ditur faktin se dje në qeveri është refuzuar ose nuk ka kaluar ligji për gjuhë sot të shohim se si Sela, BDI dhe tërë Aleanca për Shqiptarët bëjnë kuorum për LSDM-në – deklaroi Ilija Dimovski, VMRO-DPMNE.

Reaguan edhe nga Lëvizja Besa, e cila pohon se Qeveria nuk ka kurrfarë marrëveshje për ligjin për përdorimin e gjuhëve. Kjo parti paralajmëron se do të dorëzojë propozim ligj të vetin nëse deri në përfundimin e 100 ditëve të para të qeverisë nuk mbyllet kjo çështje. Paraprakisht kryeministri Zaev paralajmëroi se drafti do të dërgohet për shqyrtim edhe në Komisionin e Venedikut, ndërsa paralelisht ligji mund të jetë në Kuvend, por më vonë të plotësohet nëse ka vërejtje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat