Maqedonia sot i shënon dy Ilindenët historik

Maqedonia

Maqedonia sot i shënon dy Ilindenët historik

Më: 2 gusht 2017 Në ora: 09:19
Maqedoni

Republika e Maqedonisë sot do t’i shënojë dy Ilindenët historik – 114 vjetorin e Kryengritjes së Ilindenit dhe 73 vjetorin e Mbledhjes së parë e KAÇKM-së.

Festimi ka filluar në orën 08:00 në kishën “Shën Spasi” në Shkup, ku fjalim duhet të mbajë kryetari i Qeverisë, Zoran Zaev. Kryeminsitri i Maqedonisë dhe kryeminsitri i Bullgarisë, Bojko Borisov do të vendosin lule në varrin e Goce Dellçevit në oborrin e kishës.

Me rastin e Ditës së Republikës, presidenti i Republikës së Maqedonisë Gjorge Ivanov në orën 10:25 do të flasë para përmedores sëkryetarit të parë të Presidiumit të KAÇKM-së, Metodija Andonov-Çento në qendër të Shkupit. Paraprakisht (në orën 10:00 dhe 10:10) Ivanov do të vendosë lule para përmedores së KAÇKM-së (në parkun e Gruas-luftëtare) dhe në përmendoren e Nikolla Karevit (para Kuvendit të Republikës së Maqedonisë).

Në Qendrën memoriale të KAÇKM-së në Pelince në solemnitetin e rastit do të flasë zëvendëskryeministri për çështje ekonomike, Koço Angjushev.

Si edhe viteve të kaluara, Kisha ortodokse serbe nuk lejoi delegacionin shtetëror të Maqedonisë ta vizitojë manastirin Prohor Pçinski, siç theksoi, “për shkak të arsyeve tashmë të njohura mirë”.

Shënimi qendror i Ditës së Republikës dhe 114-vjetori i Kryengritjes së Ilindenit tradicionalisht do të mbahet në “Meçkin Kamen” në Krushevë. Në tubimin popullor, që do të fillojë në orën 12:00, para të pranishmëve do të flasë kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Talat Xhaferi, njofton AIM.

Qeveria e RM-së kumtoi se të gjitha festimet me rastin e Ditës së Republikës do ta kenë lajtmotivin e inspiruar bga Manifesti i krushevës: “Maqedonia jonë – pa dallime në religjion, përkatësi etnike, gjini dhe bindje. Sepse nga gjyshi – stërgjyshi jetojmë si vëllezër dhe motra në këtë vend! Për drejtësi, për liri dhe për jetë njerëzore”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat