Dënohet kryetari i komunës së Prilepit

Maqedonia

Dënohet kryetari i komunës së Prilepit

Më: 19 gusht 2017 Në ora: 15:50
Kryetari i komunës së Prilepit, Marjan Risteski

Kryetari i komunës së Prilepit, Marjan Risteski, është dënuar me dënim në të holla për vepër të kryer penale ‘Punë e pandërgjegjshme në shërbim’ nga Gjykata themelore e Prilepit, me kallëzime penale nga avokati Zharko Stevanovski.

Risteski si dëmshpërblim komunës së Prilepit do të duhet t’i paguaj shumë prej 237.750 denarë.

Ai është dënuar i fajshëm për shkak se, si person zyrtar dhe përgjegjës me veprimet e pandërgjegjshme në kryerjen e funksionit kryetar i komunës nuk ka siguruar mbrojtje të drejtë dhe ligjore të pronës së komunës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat