Prilepi me kontejnerë nëntokësorë

Maqedonia

Prilepi me kontejnerë nëntokësorë

Më: 27 gusht 2017 Në ora: 10:00
Kontejnerë nëntokësorë

Në komunën e Prilepit lëshohen në përdorim kontejnerët e parë nëntokësorë, përcjell Telegrafi Maqedoni. Kontejnerët janë vendosur te NP “Tregje”, aty ku janë më të nevojshme, ku ka më së shumti mbeturina. Kontejnerët nëntokësorë do të kontribuojnë në përmirësimin e higjienës në tregun e qytetit në Prilep, tha kryetari komunës së Prilepit, Marjan Risteski, i cili ishte për mbikëqyrje të këtij projekti.

“Filluam me projekt të vendosjes së kontejnerëve nëntokësorë, në pjesën qendrore të qytetit. Kontejnerët e parë i vendosëm aty ku ka më së shumti nevojë, në tregun e qytetit. Por, kjo është vetëm faza e parë e vendosjes së kontejnerëëe të këtillë në qytet. Në të ardhmen planifikohet të vendosen në më shumë pika”, tha Risteski.

Vlera e këtij investimi është 1.870.000 denarë, ndërsa mjetet janë siguruar nga buxheti i komunës dhe NP “Tregje”-Prilep.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat