Mbrojtja sociale është prioritet i Qeverisë së re

Maqedonia

Mbrojtja sociale është prioritet i Qeverisë së re

Më: 27 gusht 2017 Në ora: 16:14
LSDM

Nëpërmjet masave konkrete, Qeveria e udhëhequr nga LSDM e përmirëson mbrojtjen sociale dhe e lehtëson jetën e gjithë kategorive të qytetarëve, thonë nga LSDM.

Ata shtojnë se deri në fund të vitit 2017 do të përfundojë ndërtimi dhe furnizimi i trembëdhjetë çerdheve për fëmijë, me çka zmadhohet kapaciteti i përgjithshëm për 682 fëmijë deri në fund të vitit dhe kjo dinamikë do të vazhdojë edhe në vitin 2018.

Po zgjidhet, siç thonë nga LSDM, edhe problemi që zgjat me dekada, ai i punëtorëve të falimentuar të cilët jo me fajin e tyre kanë mbetur pa vend pune. Rreth 3.000 qytetarë do të marrin pagë mujore pre 7.596 denarë, me çka do të rregullohet padrejtësia që kanë përjetuar kjo kategori e qytetarëve të vendit.

“Nëpërmjet ndryshimeve të propozuara në Ligjin për mbrojtje sociale do të avancohen të drejtat dhe cilësia e jetës së personave me pengesa. Këto ndryshime do të mundësojnë që personat me pengesa në zhvillimin mendor ta realizojnë të drejtën për kompensim financiar për ndihmë dhe kujdes nga një person tjetër bazuar në diagnozë, vlerësim dhe opinion nga organ profesional mjekësor që do të vërtetojë nivelin e pengesës së personit”, përfundon kumtesa e LSDM.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat