Gjermania, mbështetës i fuqishëm i Maqedonisë në rrugën drejt BE-së dhe NATO-s

Maqedonia

Gjermania, mbështetës i fuqishëm i Maqedonisë në rrugën drejt BE-së dhe NATO-s

Më: 6 shtator 2017 Në ora: 22:50
Nikolla Dimitrov dhe Sigmar Gabriel

Ministri për punë të jashtme i Republikës së Maqedonisë, Nikolla Dimitrov, sot qëndroi në vizitë pune në Gjermani, në suaza të së cilvs realizoi takim me homologun e tij, Ministrin federal për punë të jashtme të Gjermanisë, Sigmar Gabriel.

Në takimin me kolegun e tij gjerman, Dimitrov përsëriti vullnetin e fuqishëm politik dhe aktivitetet e Qeverisë së re të Maqedonisë të orientuara drejt rikthimit të vendit në rrugën e integrimeve drejt BE dhe NATO, duke i zbatuar reformat e domosdoshme me qëllim të përforcimit të procesit të integrimit.

“Nuk duam reforma të rreme, duam sistem të balancit dhe kontrollit. Dëshirojmë një Maqedoni evropiane, sundim të ligjit dhe sistem të meritokracisë sepse në këtë mënyrë do të mund të nxisim të rinjtë tonë të mbeten në vend. Nga Berlini largohemi të inkurajuar fortë, me porosi të qarta për përkrahje ndaj sfidave që na presin në këtë rrugë të integrimeve”, tha Dimitrov.

Ministri gjerman Gabriel e konfirmoi përkrahjen e Gjermanisë në plotësimin e prioriteteve strategjike të Maqedonisë, duke theksuar se Gjermania do të vazhdojë të japë mbështetje të fuqishme për angazhimet për integrim drejt BE dhe NATO. Ai i përshëndeti nismat e Maqedonisë në drejtim të krijimit të politikave për fqinjësi të mirë duke konstatuar se veprimet e ndërmarra janë tregues i qartë i orientimit evropian të Maqedonisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat