“Dëshirojmë Maqedoninë ta nxjerrim nga pasiguria”

Maqedonia

“Dëshirojmë Maqedoninë ta nxjerrim nga pasiguria”

Më: 9 shtator 2017 Në ora: 11:47
Ministri Punëve të Jashtme të Maqedonisë, Nikolla Dimitrov

Ministri Punëve të Jashtme të Maqedonisë, Nikolla Dimitrov në një intervistë për Deutsche Welle tha se në rajon ende ekzistojnë çështje të cilat nuk janë zgjidhur në tërësi dhe dëshiron që Maqedonia të nxirret nga pasiguria dhe të jetë vend si shumica e vende anëtare të BE-së, me shoqëri demokratike në të cilën mbisundon e drejta.

Në lidhje me aspiratat e vendit për hyrje në BE dhe NATO, tha se është prioritet absolut, sepse me pozitë gjeografike i takon Evropës, gjithsesi se dëshira është që Maqedonia të jetë pjesë e BE-së dhe NATO-s dhe kjo është strategji shumë e rëndësishme për stabilitetin tonë.

“Gjatë vizitës së ministrit grek Kotzias, i diskutuam masat për ndërtimin e besimit. Akoma nuk i kemi filluar negociatat. Ato definitivisht do të fillojnë para fundit të vitit. Unë e bëj atë që mendoj se është puna e diplomatëve: zgjidhja e problemeve dhe hapja e dyerve për krijimin e miqve dhe ndoshta ne nuk mund ta ndryshojmë historinë por mund të tentojmë të ndikojmë për një të ardhme më të mirë për qytetarët tonë”, u shpreh Dimitrov në pyetjen për negociatat me Greqinë.

Sa i përket pritjeve në lidhje me qëndrimin e Athinës, a pritet që të ndalet bllokimi i tyre për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO dhe BE dhe se është e gatshme Republika e Maqedonisë për Kompromis rreth çështjes së emrit, Dimitrov tha se në fakt, kontesti rreth emrit nuk duhet të jetë pengesë për integrimin e vendit në strukturat euro-atlantike.

Në lidhje me Rutën ballkanike, Dimitrov tha se duhet të bëhet gjithçka që ajo të mbetet e mbyllur, sepse të gjithë, përfshirë edhe refugjatët, kanë nevojë për ndihmë të organizuar dhe duhet të luftohet kundër migrimit joligjor. Ndërsa në pyetjen se në qoftë se Maqedonia bëhet pjesë e BE-së, a do të pajtohet t’i pranojë refugjatët, ai tha se interesi parësor i qytetarëve të Maqedonisë është anëtarësimi në BE dhe më pas do të jetë e gatshme për të ndajtur barrën me BE-në.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat