LSDM: Për 100 ditë u ndryshua pozita ndërkombëtare e vendit

Maqedonia

LSDM: Për 100 ditë u ndryshua pozita ndërkombëtare e vendit

Më: 9 shtator 2017 Në ora: 12:15
Selia e LSDM

Në kumtesën e sotme LSDM thotë se Qeveria e Maqedonisë për vetëm 100 ditë i ka avancuar marrëdhëniet ndërkombëtare dhe e ka kthyer vendin në rrugën e integrimeve euro-atlantike.

“Nënshkrimi i Marrëveshjes për miqësi, fqinjësi të mirë dhe bashkëpunim ndërmjet Maqedonisë dhe Bullgarisë dëshmoi se Republika e Maqedonisë mundet në mënyrë të pavarur t’i zgjidhë çështjet e hapura me shtetet fqinje, ndërsa zgjidhjet e arritura të jenë dobi e përbashkët e vendeve nënshkruese të marrëveshjes”, thuhet nga LSDM.

Më tej, përmendet se në Samitin e Ballkanit Perëndimor në Trieste, në kuadër të Procesit të Berlinit, me përkrahje të BE-së, Maqedonia në mënyrë aktive ka marrë pjesë në nismën për ndryshimin e ekonomisë dhe standardit jetësor të qytetarëve në vendet e rajonit dhe theksohet se nga një vend i izoluar i Ballkanit Perëndimor, Maqedonia është shnërruar në faktor të rëndësishëm rajonal që kontribuon për integrimin euro-atlantik të rajonit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat