OBRM-PDUKM: Në 100 ditët e para të Qeverisë së re vetëm nënçmim kombëtar

Maqedonia

OBRM-PDUKM: Në 100 ditët e para të Qeverisë së re vetëm nënçmim kombëtar

Më: 9 shtator 2017 Në ora: 13:07
OBRM-PDUKM

Në reagimin me shkrim ndaj kumtesës së LSDM-së, OBRM-PDUKM thotë se Qeveria e re ka zgjedhur politikë të lëshimeve dhe nënçmimit kombëtar.

“Para zgjedhjeve premtonin hyrje të shpejtë në NATO dhe fillim të shpejtë të negociatave me BE-në. Atë që e premtuan nuk e realizuan dhe jo vetëm që nuk jemi anëtar i NATO-s dhe nuk i filluam negociatat me BE-në, por mundohen që të prezantojnë si sukses zhbllokimin e rekomandimit për fillim të negociatave për anëtarësim në BE, gjegjësisht heqjen e rekomandimit të kushtëzuar”, thuhet nga OBRM-PDUKM.

OBRM-PDUKM thekson se në 100 ditët e para të punës së Qeverisë së re ka ndodhur krizë diplomatike me Serbinë dhe është nënshkruar marrëveshje me Bullgarinë, e cila, siç thuhet në kumtesë, parasheh detyrime vetëm për anën maqedonase.

“Në vend se të ruajnë interesat e Republikës së Maqedonisë dhe qytetarëve të saj, Qeveria e LSDM-së merret me sjelljen e strategjisë për vendosjen e qindra mijëra refugjatëve”, thuhet në kumtesën e OBRM-PDUKM.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat