A respektohet Ligji për parandalimin e konfliktit të interesit në Maqedoni?!

Maqedonia

A respektohet Ligji për parandalimin e konfliktit të interesit në Maqedoni?!

Më: 9 shtator 2017 Në ora: 20:00
Ilustrim

Ligji për parandalimin e konfliktit të interesit në nenet 8, 9 dhe 11 urdhëron që personi zyrtar i cili para fillimit të kryerjes së autorizimeve dhe detyrave publike, i cili si pronar ka udhëhequr ndërmarrje tregtare gjatë kohës së kryerjes së autorizimeve publike, është i detyruar që udhëheqjen të ja dorëzojë një personi tjetër, gjegjësisht kur personi zyrtar do të jetë i informuar për rrethanat që tregojnë në mundësinë për konflikt të interesave është i obliguar të kërkojë largimin nga pozita zyrtare me të cilën udhëheq dhe të ndalë procesin.

Por, në rastin konkret zëvendëskryeministri Koço Angjushev, thotë se kompanitë e tij punojnë në mënyrë ligjore dhe nuk sheh konflikt të interesave. Për Angjushevin nuk ka asgjë kontestuese në atë që është edhe pronar edhe bartës i funksionit të lartë shtetëror dhe vërteton se kompania “Feroinvest”, pronar i së cilës është, edhe për herë të tretë do të marrë pjesë në ankandin për tenderin për furnizim me rripa gome për nevojat e TEC Manastir.

Në ankandin e parë, kompania “Feroinvest”, në konzorcium me kompaninë një turke, herën e parë e kanë fituar ankandin për furnizimin me rripa gome në vlerë prej 2,2 milionë euro, por pas ankesave të konkurentëve, ankandi është anuluar. Ankandin e dytë përsëri e ka fituar kompania e Angjushev, por këtë herë për shkak të ndërrimit të udhëheqësisë së ELEM, përsëri është anuluar.

Nga SHA ELEM thonë se nuk ka bazë ligjore që ndalon pjesëmarrjen e kompanisë në fjalë të marrë pjesë në ankande për tenderë të ndërmarrjeve shtetërore dhe ELEM është i detyruar t’i mundësojë pjesëmarrje të gjitha kompanive që plotësojnë kushtet e përmendura në tender.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat