Maqedonia më afër BE-së dhe NATO-s, ndikimi rus dobësohet

Maqedonia

Maqedonia më afër BE-së dhe NATO-s, ndikimi rus dobësohet

Më: 9 shtator 2017 Në ora: 20:29
Ilustrim

Maqedonia vazhdon të jetë nën ndikimin e forcave të mëdha dhe kjo mund të vërehet edhe në dy rastet me ndikime të ndryshme sa i përket procesit të integrimeve evropiane të vendit, nënshkrimi i Marrëveshjes për fqinjësi të mirë me Bullgarinë që u përshëndet nga BE-ja dhe u vlerësua si lëvizje konstruktive, ndërsa nga ana tjetër është rasti i skandalit diplomatik me Serbinë, veprimi tërheqjes së stafit të ambasadës në Shkup mund të shihet si një reagim i Serbisë ndaj Maqedonisë në lidhje me qëndrimet ndaj Kosovës, thotë analisti Ismet Ramadani në një intervistë për 24 Vesti.

Ai shton se edhe krahas ekzistimit të ndikimt rus në Maqedoni, ajo tashmë po i humb pozitat e saja në Ballkan dhe në veçanti në Maqedoni, e cila me Qeverinë e re reformatore zgjodhi një rrugë pro-NATO dhe pro-BE dhe për këtë shkak Maqedonia duhet të veprojë në pajtim me këto principe edhe në votimet për anëtarësinë e Kosovës në Interpol dhe UNESCO edhe përkundër shtypjes që po bën Republika e Serbisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat