Pas zgjedhjeve lokale, aneks marrëveshje e re për autostradën Kërçovë – Ohër

Maqedonia

Pas zgjedhjeve lokale, aneks marrëveshje e re për autostradën Kërçovë – Ohër

Më: 9 shtator 2017 Në ora: 21:25
Goran Sugarevski

Ministri për transport dhe lidhje, Goran Sugarevski gjatë konferencës për shtyp në lidhje me 100 ditët e para të Qeverisë, tha se punët për autostradën Kërçovë – Ohër janë duke vazhduar me rritëm të ngadalësuar, ndërsa pas zgjedhjeve lokale do tv nënshkruhet një aneks marrëveshje të re për vazhdimin e punëve pasi që kjo autostradë nuk do të përfundojë deri në janar të vitit 2018, siç ishte premtuar.

“Edhe për këtë do të duhet aneks marrëveshje e re pasi që dihet se aneks marrëveshja aktuale mbaron më 31 janar të vitit 2018 për kryerjen e punëve përfundimtare dhe kjo nuk mund të ndodhë pasi që dihet se deri më tani janë kryer vetëm 48 për qind të punëve dhe menjëherë pas zgjedhjeve lokale duhet të përgatitet aneks marrëveshje e re për të vazhduar projektin dhe jo në dëm të qytetarëve dhe buxhetit, por me qëllim të përfundimit të punimeve”, tha Sugarevski.

Sugarevski pëemendi se prioritet i qeverisë do të mbetet edhe autostrada Shkup- Bllacë, por në fillim do të duhet të bëhet riprojektim në disa pjesë të kësaj autostrade.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat