Fadil Zendeli i jep mbështetje Amet Imerit të BESËS për kreun e këshillit në Tearcë

Maqedonia

Fadil Zendeli i jep mbështetje Amet Imerit të BESËS për kreun e këshillit në Tearcë

Më: 9 shtator 2017 Në ora: 23:49
Fadil Zendeli

Deputeti i RDK-së që u shkri në Lëvizjen BESA, Fadil Zendeli mbrëmë ka pasur takim me kandidatin për kreun e këshillit në komunën e Tearcës, Aemt Imerin. Vet Amet Imer që tani garon me siglën e Lëvizjes BESA thotë se këta kanë qenë fitues në 2009 dhe përvoja e tyre është e rëndësishme në këto zgjedhje.

“Mbrëmë në Sllatinë kishim nderin të presim si mysafirë deputetin aktual prof. Fadil Zendelin, ish-sekretarin e komunës së Gostivarit Naxhi Xhelilin dhe ish-udhëheqësin e ndërmajres publike Kurtish Salija dhe disa miq nga Tetova.Një takim vërtetë i ngrohtë dhe vëllazëror që na nderoi shumë. Të tre ishin pjese e strukturave komunale ne Gostivarit dhe ekipit fitues në zgjedhjet lokale të vitit 2009 dhe 2013. Shkëmbyem ide për mënyrën e mbarëvajtjes së fushatës, si të kuptohet më drejt e më mirë nijeti jonë i pastër për të përmirësuar gjendjen në Komunën e Tearcës dhe si të krijojmë sa më shumë bashkëudhëtarë në rrugën tonë drejt këtij qëllimi fisnik. Mbështetja dhe përvoja e tyre do të jetë një shtytje e rëndësishme për ne, andaj i falënderoj nga zemra.

Koha është që t’i ndalojmë ankesat e t’i përveshim krahët për të ndryshuar këtë situatë” ka shkruar Imeri.

Ndryshe Lëvizja BESA në komunën e Tearcës do të garojë me Amir Elezi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat