Përfundoi kontrolli publik i Listës zgjedhore në Maqedoni

Maqedonia

Përfundoi kontrolli publik i Listës zgjedhore në Maqedoni

Më: 10 shtator 2017 Në ora: 10:13
Ilustrim

Në mesnatë përfundoi afati për kontrollin publik të Listës zgjedhore për Zgjedhjet lokale 2017, kontroll të cilin qytetarët mund ta bënin në mënyrë elektronike në faqen e internetit të Komisionit Shtetëror Zgjedhor ose në hapësirat e KSHZ-së në Shkup dhe në zyrat e njësive rajonale të KSHZ-së.

Sipas orarit të veprimeve zgjedhore të KSHZ-së, në afat prej pesë ditësh nga përfundimi i kontrollit publik, Komisioni duhet të dorëzojë Listën zgjedhore deri te partitë politike, të cilat duhet që në afat prej pesë ditësh t’i dorëzojnë vërejtjet e tyre deri te KSHZ-ja.

Pas kërkesave të dërguara, KSHZ vendos në afat prej tre ditësh, ndërsa kundër vendimit të KSHZ-së, partitë politike mund të dorëzojnë ankesa te Gjykata administrative në afat prej 24 orëve nga pranimi i vendimit. Gjykata administrative është e obliguar të sjell vendim në afat prej 24 orëve nga pranimi i ankesës.

Listën zgjedhore në të cilën janë kryer kryer të gjitha ndryshimet e kontrollit publik, KSHZ-ja e përmbyll më së voni 14 ditë nga përfundimi i kontrollit publik, gjgjësisht më së voni deri më 24 shtator. Listën e përmbyllur zgjedhore KSHZ-ja e nënshkruan më së voni 15 ditë para ditës së mbajtjes së zgjedhjeve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat