Taravari në Budapest për Asamblenë rajonale për Evropë të OBSH-së

Maqedonia

Taravari në Budapest për Asamblenë rajonale për Evropë të OBSH-së

Më: 10 shtator 2017 Në ora: 13:52
Ilustrim

Ministri i shëndetësisë Arben Taravari do të marrë pjesë në seancën e 67-të Asamblesë rajonale për Evropë të Organizatës Botërore të Shëndetësisë e cila do të mbahet në Budapest, ndërmjet 11 dhe 14 shtatorit.

Sipas informatave të Ministrisë së Shëndetsisë, në takimin ku do të marrin pjesë përfaqësues nga 53 Shtete anëtare të OBSH-së nga Rajoni i Evropës, është paraparë që ministri Taravari të mbajë prezantim.

Në këto takime do të bisedohet për tema të ndryshme nga shëndetësia, si: mundësitë dhe sfidat e shëndetit publik të shekullit 21, zbatimi i Synimeve të Përmbajtshme Zhvillimore dhe Korniza shëndetësore 2020.

Në njoftim thuhet se ministri Taravari do të realizojë takim pune me drejtoren rajonale të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Dr.Zsuzsanna Jakab dhe pritet të nënshkruahet marrëveshje dyvjeçare për bashkëpunim ndërmjet Maqedonisë dhe Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat