OBRM-PDUKM: Do të dorëzojmë propozim-ligj për rritje të pensioneve

Maqedonia

OBRM-PDUKM: Do të dorëzojmë propozim-ligj për rritje të pensioneve

Më: 10 shtator 2017 Në ora: 18:11
Milloshoski

Në konferencë për shtyp, deputeti i OBRM-PDUKM informoi se deputetët e koalicionit “Për Maqedoni më të mirë” nesër do të dorëzojnë propozim-ligj në Kuvend për rritjen e pensioneve për 650 denarë të rreth 300.000 mijë pensionistëve në vend dhe shtoi nëse miratohet ky ligj, me përkrahje të 10 deputetëve tjerë krahas koalicionit “Për Maqedoni më të mirë”, atëherë nga mujai shkurt i vitit të ardhshëm pensionistët do të marrin 650 denarë më tepër, siç qenka praktika gjatë periudhës së OBRM-PDUKM.

“Me propozim-ligjin për plotësim të Ligjit për sigurim pensional dhe invalidor, parashihet në vitin 2018 për të gjithë llojet e pensioneve pa dallim se a janë më të larta ose më të ulëta, me këtë ligj të harmonizohen në mënyrë që shuma e përgjithshme e pensioneve nga dhjetori i këtij viti të rritet për 5 për qind”, tha Milloshoski.

Milloshoski tha se ky është edhe një projekt që ishte premtim i OBRM-PDUKM gjatë kampanjës parazgjedhore dhe ata duan të jenë të ndershëm ndaj qytetarëve dhe pensionistëve që kanë votuar për koalicionin “Për Maqedoni më të mirë”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat