Paisje shkollore për fëmijët në nevojë

Maqedonia

Paisje shkollore për fëmijët në nevojë

Më: 10 shtator 2017 Në ora: 21:30
Ilustrim

Në mungesë të kushteve themelore për arsimim, iniciativa qytetare “Lëviz me gisht” ka ndërmarrë një nismë për grumbullimin e materialeve shkollore, të cilat më pas do t’i shpërndajë nxënësve në nevojë.

Sipas organizatorëve të kësaj nisme mbledhja e materialeve shkollore është vetëm një ndihmë, ndërsa për zgjidhjen e problemit adresoi kritika drejt organeve kompetente, përkatësisht drejt Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës.

"Po sot dënuam mjete shkollore, ngjyra, lapsa, guma me qëllim që të ndihmojmë me aq sa mundemi, ky me të vërtetë është një aksion I mirë humanitarë"- tha donatorja Emilia Todorovska.

Në këtë organizim u vërejt prani e madhe e qytetarëve që dënonin fletore, lapsa, çanta dhe mjete të tjera arsimore.

"Gjithsesi duhet që të angazhohen institucionet kompetente. Ky është një hap i vogël por nuk është zgjidhje e problemit. U bëjmë thirrje institucioneve që seriozisht t’i qasen këtij problemi që vitin e ardhshëm të mos kemi arsye që të marrim iniciativë të tillë"- tha Bojan Petrovski, tha përfaqësues i shoqatës “Lëviz me gisht”.

Mungesa e mjeteve shkollore është vetëm një nga problemet e shumta me të cilat ballafaqohen nxënësit në Maqedoni. Testimet e PISA-s, i radhitën filloristët e Maqedonisë në fund të rang listës botërore. Ndërsa njohësit e problemeve në arsim, për këtë dukuri fajësojnë pikërisht mungesën e kushteve elementare për arsimim, punësimet partiake dhe metodologjinë e vjetër të zhvillimit të procesit mësimor.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat