PDSH zyrtarizon kandidatin për komunën e Gostivarit

Maqedonia

PDSH zyrtarizon kandidatin për komunën e Gostivarit

Më: 11 shtator 2017 Në ora: 07:02
PDSH

Partia Demokratike Shqiptare ka zyrtarizuar kandidatin për komunën e Gostivarit dhe bëhet fjalë për anëtarin e kryesisë qendrore nga kjo parti, politokologun nga Çegrani, Sabajdin Izeiri.

Nga PDSH theksojnë se Izeiri është person autoritativ, ndërsa për bartës të listës së këshilltarëve komunal është caktuar Vildan Memeti, inxhinier i elektros nga Gostivari.

Më parë si kandidat ishte përmendur ish-deputeti Gazmend Aliu.

PDSH ka zgjedhur strategjinë e kandidimit të tij për të grumbulluar vota në një zone periferike të Gostivarit, duke ditur betejën e ashpër që zhvillohet në qytet mes Nevzat Bejtës dhe Arben Taravarit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat