Maqedonia nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me OBSH-në

Maqedonia

Maqedonia nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me OBSH-në

Më: 11 shtator 2017 Në ora: 11:22
Arben Taravari

Në takimin e djeshëm në Budapest me Zuzana Jakab, drejtoren rajonale të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), inistri i Shëndetësisë, Arben Taravari, nënshkroi një marrëveshje dyvjeçare për bashkëpunim me Organizatën Botërore të Shëndetësisë, me të cilën Maqedonia është bërë një nga vendet e para për ta bërë këtë.

“Marrëveshja dyvjeçare e bashkëpunimit është një dokument që përcakton kornizën për bashkëpunim midis OBSH-së dhe Republikës së Maqedonisë. Marrëveshja 2018/2019 përfaqëson rindërtimin e kontratës së zbatuar tashmë për 2017/2018 dhe ofron udhëzime dhe objektiva për implementimin në periudhën e ardhshme. Përndryshe, aktivitetet dhe objektivat e parapara në këtë marrëveshje janë në përputhje me strategjinë e Shëndetësisë 2020 të Organizatës Botërore të Shëndetësisë. Kjo strategji është pranuar tashmë në Maqedoni dhe është plotësisht në linjë me politikat tona si ministry dhe në përgjithësi si vend. Fushat strategjike për bashkëpunim janë më shumë, por do të theksoja, rezistencën antimikrobike, shëndetin mendor dhe jetesën e shëndetshme”, tha Taravari në fjalimin e tij.

Sot në orën 11, ministri Taravari do të ketë fjalën e tij në takimin rajonal të Organizatës Botërore të Shëndetësisë ku do t’i paraqes prioritetet e ministrisë, reformat e parashikuara dhe strategjinë 2020 të ministrisë që po bëhet në bashkëpunim me Organizatën Botërore të Shëndetësisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat