Kompani nga Maqedonia do të prezantohen në panairin në Moskë

Maqedonia

Kompani nga Maqedonia do të prezantohen në panairin në Moskë

Më: 11 shtator 2017 Në ora: 11:46
Kompani nga Maqedonia

Trembëdhjetë kompani të Maqedonisë prej sot deri më 14 shtator marrin pjesë në panairin më të madh ushqimor në Evropën Juglindore “Mir pitanie 2017” (World food 2017) në Moskë.

Pjesëmarrja e kompanive të Maqedonisë është në organizim të Odës Ekonomike Maqedoni-Rusi dhe me mbështetje financiare të Ministrisë me portofol të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave të Republikës së Maqedonisë.

Përveç pjesëmarrjes në World Food Moska biznes-delegacioni i Maqedonisë sot do të ketë takim edhe me përfaqësuesit tregtarë zinxhirë nga Federata ruse në qendrën afariste “Fud siti”, e cila është pronë e agro-klasterit më të madh rus.

Drejtori ekzekutiv i Odës ekonomike Maqedoni-Rusi, Dejan beshliev, thotë se kontaktet afariste bilaterale me shitësit rusë të ushqimit organizohen në bashkëpunim me “Makedonski dom”, kompani e cila është formuar që ta rritë plasmanin e prodhimeve të Maqedonisë në tregun rus dhe me Odën ekonomike të Moskës.

Përveç pjesëmarrjes në panair, biznesmenët nga vendi këtë panair do ta shfrytëzojnë për kontakte me partnerët rusë, ndërsa priten edhe shumë takime afariste me përfaqësues të odës ruse dhe me persona zyrtarë të administratës ruse.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat