Kallëzim penal kundër kryetarit të Komunës së Velesit, Sllavço Çadiev

Maqedonia

Kallëzim penal kundër kryetarit të Komunës së Velesit, Sllavço Çadiev

Më: 11 shtator 2017 Në ora: 15:01
Sllavço Çadiev

Sektori për Punë të Brendshme (SPB) Veles ka ngritur kallëzim penal kundër kryetari aktual në Komunën e Velesit, Sllavço Çadiev, për shkak të ekzistimi të dyshimeve për veprën penale “keqpërdorim të detyrës zyrtare”.

Sipas SPB, Çadiev ka kryer vepër penale në periudhën kur ka qenë kryetar i Këshillit të Komunës së Velesit dhe në këtë mënyrë ka shkelur rregulloren e punës së komunës në seancën e 62-të e mbajtur më 11.07.2017.

Sllavço Çadiev në atë kohë në mënyrë joligjore ka ndërhyrë në shitjen e pronave të komunës dhe në seancën e këshillit ka kërkuar të riorganizohen pikat e diskutimit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat