Zvrlevski kërkon rrogë pa punuar për 12 muajt e ardhshëm

Maqedonia

Zvrlevski kërkon rrogë pa punuar për 12 muajt e ardhshëm

Më: 11 shtator 2017 Në ora: 19:37
Zvrlevski

Me ligjin për punë tek zyrtarët shtetëror në mes tjerash shënohet se nëse një zyrtar kryen funksion publik dhe pastaj dorëhiqet nga ai post atëherë i njejti mund të kthehet dhe të punojë në punën e vjetër.

Zvrlevski para se të emërohej në Prokurorinë Themelore Publike si kryeprokuror, ka qenë duke punuar në Prokurorinë publike – Shkupi 1, si prokuror.

Ai me shkarkimin më 17 gusht tanimë nuk ka mundësi të kthehet në vendin e njejtë. Pas shkarkimit ai ka aplikuar për marrjen e rrogës pa punuar që ndryshe njihet si apanazhë e cila i siguron kushte të rrogës së njejtë si në punën e mëparshme për një vit, 12 muaj.

Këtë kërkesë e ka lëshuar Zvrlevski deri tek komisioni për Emërime dhe zgjedhje në Kuvend dhe tani pritet që të diskutohet për të njejtën. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat