Ndryshime në Kodin Zgjedhor, Besa zë vendin e PDSH-së

Maqedonia

Ndryshime në Kodin Zgjedhor, Besa zë vendin e PDSH-së

Më: 11 shtator 2017 Në ora: 20:46
Pamje nga takimi

77 deputetë, përfshirë opozitën, votuan për ndryshim të Kodit Zgjedhor gjegjësisht të Nenit që definon përbërjen e anëtarësisë së këtij institucioni dhe mandatin e tyre. Katër partitë më të mëdha parlamentare, në koordinim, kanë rënë dakord që përbërja e anëtarëve partiak në KSHZ, të paktën 30 ditë para zgjedhjeve, të rregullohet në pajtim me rezultatet që dalin nga zgjedhjet paraprake parlamentare. Thëne ndryshe, Lëvizja Besa me këtë propozim do të ketë mundësi të realizojë kërkesën e saj disa mujore, të ketë anëtarin e saj në institucionin përgjegjës për organizimin e zgjedhjeve. Anëtari i Besës pritet të zëvendësojë atë të PDSH-së Bedredin Ibraimi.

Lëvizja Besa komfor rezultateve të fundit të zgjedhjeve parlamentare të 11 dhjetorit të vitit 2016, është partia e katërt në radhitje dhe komfor Kodit Zgjedhor si parti opozitare, i takon një përfaqësues në Komisionin Shtetëror Zgjedhor. Me ndryshimet dhe plotësimet, parashihet që 30 ditë para zgjedhjeve të duhet qartë që Kuvendi dhe KSHZ-ja të reflektojnë zgjedhjet e fundit parlamentare. Ajo që është detyrim i Parlamentit dhe të gjithë partive parlamentare, është që para zgjedhjeve, ne ta kemi një anëtarë në KSHZ – deklaroi Fadil Zendeli, BESA.

Hapet mundësia që të fillohet procedurë për shkarkimin e njërit prej anëtarëve të KSHZ-së dhe emërimit të përfaqësuesit të Lëvizjes Besa. Fillimisht do të duhet të shkarkohet njëri nga anëtarët dhe më pas me afat të shkurtuar të fillojë hapja e konkursit me më pak ditë. Sidoqoftë para fillimit të fushatës zgjedhore, kjo çështje në kuadër të sesioneve të Kuvendit të mbyllet me zgjedhjen e anëtarit të ri në KSHZ – tha Petre Shilegov, LSDM.

Nga BESA thonë se kanë shqyrtuar disa emra të mundshëm për anëtar në KSHZ por nuk kanë marrë vendim përfundimtar. Bedredin Ibraimi ka qenë anëtarë i këtij komisioni për disa mandate gjatë kohës kur PDSH-ja ka qenë partia e dytë më e madhe opozitare. KSHZ-ja ka gjithsej nëntë anëtarë, tre të pavarur, tre të pozitës dhe tre të opozitës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat