Kuvendi debatoi për interpelancën kundër ministrit Dimitrov

Maqedonia

Kuvendi debatoi për interpelancën kundër ministrit Dimitrov

Më: 11 shtator 2017 Në ora: 23:09
Nikolla Dimitrov

Deputetët e opozitës kanë adresuar akuza të drejtëpërdrejta ndaj shefit të diplomacisë Nikolla Dimitrov, I cili sipas tyre, punon për karrierizëm dhe jo për interesa shtetërore. Gjatë interpelancës së ngritur ndaj tij në Kuvend, vetë Dimitrov u shfajsua nga këto akuza duke thënë se punon në të mirë të vendit.

"Ideologjia e Ministrit, Nikolla Dimitrov është karrierizmi. Shikojeni biografinë e tij dhe do ta shihni se karriera gjithnjë ka qenë prioriteti i parë në ideologjinë e tij. Pa dallim cili është në qeveri, a është Lupço Georgievski, Branko Cërvenkovski, Nikolla Gruevski apo Zoran Zaev"– tha Antonio Milloshovski, Deputet i VMRO DPMNE-së.

Ju e përmendët ideologjinë time. Ideologjia ime është interesi i Republikës së MAqedonisë, ashtu sic unë e ndjej në pajtim me vetëdijen time – deklaroi Nikolla Dimitrov, Ministër i Punëve të Jashtme.

Debat i gjatë u zhvillua rreth Marrëveshjes për Fqinjësi të Mirë të arritur midis Maqedonisë e Bulgarisë. Pas vërejtjeve të VMRO DPMNE-së se marrëveshja favorizonte Bullgarinë, Dimitrov tha se me këtë marrëveshje mbrohen interesat e Maqedonisë. E rëndësishme sipas Dimitrovit është se me këtë marrëveshje i është përçuar sinjal Sofjes se ekziston vullnet pozitiv politik në Maqedoni. Dimitrovit iu kundërpërgjigj paraardhësi i tij, ish-ministri, Nikolla Popovski. Duke nënvizuar se kjo qeveri nuk është aq reformatore dhe revolucioniste sa pretendon, Popovski ftoi LSDM-në të mos e keqpërdor çështjen për qëllime partiake.

"Nënshkrimi i Marrëveshjes për fqinjësi të mirë midis Maqedonisë dhe Bullgarisë dëshmoi se aty ku ka vullnet politik dhe ide për progres çështjet zgjidhen. Me marrëveshjen mbrohet interesat tona kryesore, krijohet klimë e re e mirëbesimit me Bullgarinë dhe hapen perspektiva konkrete për integrimin tonë më të shpejtë në NATO dhe BE" – u shpreh Nikolla Dimitrov, Ministër i Punëve të Jashtm.

"Nuk do ta përmendja fare këtë çështje nëse nuk do të keqpërdorej në kontekst politik. Deklaratë për vullnet politik kemi pasur edhe shumë më parë. Jo vetëm nga qeveri të VMRO-së por edhe nga qeveri të LSDM-së, sepse këto janë punë që datojnë para vitit 99. Prandaj mos e keqpërdorni për qëllime të brendshme partiake"- tha Nikolla Popovski, VMRO DPMNE.

Deputetët e VMRO DPMNE-së kanë parashtruar interpelancë edhe për dy ministrat tjerë, atë të punës dhe politikës sociale, Milla Caroska dhe ministrit të bujqësisë, Lupco Nikollovski.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat