PDSH zyrtarizon kandidatin për komunën e Çairit

Maqedonia

PDSH zyrtarizon kandidatin për komunën e Çairit

Më: 12 shtator 2017 Në ora: 23:12
PDSH

Dega Çair e Partisë Demokratike Shqiptare në mbledhjen e sotme e zyrtarizoi kandidaturën e Idriz Oranës për kryetar të komunës së Çairit për zgjedhjet e 15 Tetorit, kurse për bartës së listës së k?shilltarëve u zgjodh, Qemal Neziri.

Idriz Orana është mjek-kirurg në qendrën Klinike në Shkup. Si keshilltar në përbërjen e fundit të këshillit të qytetit të Shkupit nga rradhët e PDSH-së ai njihet si këshilltari më i zëshëm shqiptar, një figurë amblematike e Çairit që në vazhdimësi ka luftuar për kërkesat e shqiptarëve të Shkupit.

Punimet e kuvendit i ndoqi kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi i cili në fjalimin e tij përshëndetës mes tjerash theksoi se PDSH në këtë komune ashtu si edhe në komunat tjera, garon me kuadro të përgaditur profesionalisht dhe të formuar kombëtarisht.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat