Zaev në Nju Jork, takime me Guterres dhe Trump

Maqedonia

Zaev në Nju Jork, takime me Guterres dhe Trump

Më: 17 shtator 2017 Në ora: 09:36
Kryeministri i Republikës së Maqedonisë, Zoran Zaev

Kryeministri i Republikës së Maqedonisë, Zoran Zaev do ta udhëheqë delegacionin e vendit në Kuvendin e përgjithshëm 72-të të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, që do të mbahet në Nju Jork nga 17 deri më 23 shtatori.

Në përbërje të delegacionit të Republikës së Maqedonisë do të jetë edhe shefi i diplomacisë, Nikolla Dimitrov dhe ministri pa resor, Edmond Ademi.

Zaev do të marrë pjesë në hapjen solemne të Kuvendin e përgjithshëm dhe do të mbajë fjalim në konferencën tematike “Qeveri e hapur”, me të cilën do të udhëheqë kryetari i Francës, Emmanuel Macron.

Kryeministri i Maqedonisë do të ketë drekë pune me Sekretarin e përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres, disa takime tjera dypalëshe, ndër të cilët janë kryetari i Këshillit evropian, Donald Tusk, përfaqësuesja e lartë për politikë të jashtme në BE, Federica Mogherini, me kryeministrat e Norvegjisë dhe Maltës, si dhe me kryetarin e SHBA-ve, Donald Trump.

Në kuadër të vizitës në Nju Jork, kryeministri Zoran Zaev do të realizojë takim edhe me përfaqësues të diasporës së Maqedonisë në SHBA, si dhe me afaristë amerikan.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat