Kalon ligji për rrogën minimale në Maqedoni

Maqedonia

Kalon ligji për rrogën minimale në Maqedoni

Më: 18 shtator 2017 Në ora: 20:42
Ilustrim

Kuvendi i Maqedonisë me 70 vota ”PËR”, pa vota ”KUNDËR” dhe ”TË PËRMBAJTUR” sot ka kaluar propozim ligjin për rrogën minimale e cila prej këtij momenti duhet të jetë 12 mijë denarë apo 195 euro.

Rroga e re prej 12 mijë denarë duhet të paguhet për të gjithë punëtorët, respektivisht edhe për punëtorët e industrisë se tekstilit, e lëkurës dhe industrisë së fasonëve.

Shteti për të ndihmuar kompanitë që të nivelizojnë rrogën minimale sipas ligjit do të jep 1.5 milionë euro ndihmë nga buxheti.

Deputetët e opozitës e vlerësuan këtë si nismë populiste në prag të zgjedhjeve lokale që duhet të mbahen më 15 tetor. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat