UNICEF: Maqedonia është vendi i vetëm nga ish-Jugosllavia ku ka rritje të vdekshmërisë së fëmijëve

Maqedonia

UNICEF: Maqedonia është vendi i vetëm nga ish-Jugosllavia ku ka rritje të vdekshmërisë së fëmijëve

Më: 20 shtator 2017 Në ora: 10:37
Benxhamin Perks

“Partitë Politike dhe votuesit në debatet demokratike para zgjedhjeve të 15 tetorit vend të posaçëm t’i japin gjendjes në të cilën ndodhen fëmijët”, kështu porositi përfaqësuesi i UNICEF-it në vend Benxhamin Perks.

Në thirrjen e hapur të Perksit për partitë politike thuhet se prioritetet të cilat partitë dhe votuesit do t’i vendosin para zgjedhjeve do ta përcaktojnë botën në të cilën jetojnë fëmijët.

“Pothuajse një e treta e fëmijëve tanë jetojnë në varfëri që e shkatërron shëndetin dhe zhvillimin e tyre. Edhe përkundër avancimit shumëvjeçar në uljen e vdekshmërisë te fëmijët, të dhënat e fundit tregojnë se Maqedonia është vendi i vetëm nga ish-Jugosllavia ku ka rritje të shkallës së vdekshmërisë te fëmijët”, tha Perks.

Sipas specialistëve të arsimimit, arsimi parashkollor te fëmijët e moshës prej 3 deri 6 vite është periudha më e rëndësishme për zhvillim të trurit.

“Kur do t’i shohim arritjet në lëndët e matematikës, shkencave dhe gjuhëve te fëmijët 15 vjeçarë të shkollave fillore, vërehet se ato që kanë pasur përfitime nga arsimimi nga mosha e hershme janë një ose dy vite më të avancuar nga moshatarët e tyre. Te ne shkalla e frekuentimit të arsimimit parashkollor është rritur prej 26 deri 39 për qind, por kjo shkallë dhe investimet në të janë më të ulëta në rajonin e Ballkanit perëndimor dhe mbeten shumë larg shkallës së Bashkimit Evropian, që përfshin rreth 93 për qind”, tha Perks.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat