Kush nuk do të përfitojë nga Ligji për aminsti?!

Maqedonia

Kush nuk do të përfitojë nga Ligji për aminsti?!

Më: 20 shtator 2017 Në ora: 19:56
Ilustrim

Ministria e drejtësisë, sot shpalli propozim ligjin për amnisti, i cili u miratua në seancën e djeshme të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë.

Propozim-teksti i ligjit nuk parasheh aministi për persona të dënuar me burg të përjetshëm, si dhe kryerës të veprës penale Vrasje nga neni 123 i Ligjit penal, kryerës të veprave penale kundër zgjedhjeve dhe votimit sipas nenit 158-165-v nga Ligji penal.

Nga amnistia nuk do të përfitojnë as veprat penale kundër lirisë gjinore dhe moralit gjinor, neni 186, neni 187, neni 188, neni 189, neni 191, neni 191-a, neni 193, neni 193-a, neni 193-b dhe neni 194 nga Ligji penal, veprat penale kundër shtetit, nenet 305-327, vepra penale krim i organizuar nenet 394-394-g, si dhe veprat penale kundër njerëzimit dhe të drejtës ndërkombëtare, nenet 403-418-a, 418-b deri në nenin 422 të Ligjit penale të Republikës së Maqedonisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat