Lëvizja Besa do të përkrahë Ligjin për përdorimin e gjuhëve

Maqedonia

Lëvizja Besa do të përkrahë Ligjin për përdorimin e gjuhëve

Më: 21 shtator 2017 Në ora: 17:41
Lëvizja Besa

Deputeti i Lëvizjes Besa, Fadil Zendeli tha se kjo parti do të japë përkrahjen e saj për miratimin e Ligjit për përdorimin e gjuhëve, por, siç tha ai, ky ligj nuk i plotëson në tërësi kërkesat e shqiptarëve në Maqedoni.

“Edhe pas 16 vitesh, gjuha shqipe me këtë ligj nuk bëhet zyrtare. Ligji që u soll në vitin 2008, ishte ligj për përkthim nga gjuha shqipe në gjuhën maqedone dhe anasjelltas. Tani në vitin 2017 kemi zgjidhje ligjore, por edhe këtu nuk bëhet fjalë për gjuhë zyrtare, por vetëm përparim të saj dhe normat ligjore e tregojnë qartë këtë. Ne do ta përkrahim, por si subjekt politik do të luftojmë që kërkesat e shqiptarëve të plotvsohen në tërësi”, u shpreh Zendeli.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat