Remenski: Edhe përkundër udhëzimeve të Gruevskit, do ta votoni ligjin për gjuhët

Maqedonia

Remenski: Edhe përkundër udhëzimeve të Gruevskit, do ta votoni ligjin për gjuhët

Më: 21 shtator 2017 Në ora: 19:39
Frosina Tashevska Remenski

“Mund t’u drejtohet të gjithë deputetëve të OBRM-PDUKM-së se do ta votoni ligjin për gjuhët dhe kjo do të jetë humbje e madhe për ju”, tha deputetja e LSDM-së, Frosina Tashevska Remenski në diskutimin e sotëm në Kuvend.

Ajo shtoi se deputetët e OBRM-PDUKM-së janë kundërthënës me liderin e tyre, Nikolla Gruevski, i cili përmes mediumeve thotë sa të mira ju ka bërë shqiptarëve.

“Gruevski qëllimisht vendos në zjarr bashkëpartiakët e vetë në Kuvend, që propozim ligji për gjuhët është antikushtetues dhe nuk është në pajtim me Marrëveshjen e Ohrit. Në mungesë të argumenteve tjera, flisni për diçka që as vetë nuk i besoni. Dëshpërimi është shumë i madh në partinë tuaj sa udhëheqësi juaj, në mediume po përpiqet të thotë se nuk ka bërë asgjë të keqe për shqiptarët në periudhën kur ai ishte kryeministër”, tha mes tjerash Remenski.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat