Zaev: Presim datën për të filluar bisedimet me BE-në

Maqedonia

Zaev: Presim datën për të filluar bisedimet me BE-në

Më: 22 shtator 2017 Në ora: 11:54
Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev

Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev qëndron në New York për të takuar liderë të shteteve të rëndësishme dhe ata që vendosin për hyrjen e Maqedonisë në bisedime me Bashkimin Evropian.

Pas takimit me Mark Rutte, kryeministër i Holandës, Zaev ka thënë se Maqedonia ka bërë mjaftueshëm që të fillohen bisedimet me BE-në për anëtarësim.

”Holanda vazhdon mbështetjen e fuqishme për Maqedoninë në rrugëtimin tonë drejt NATO-s dhe Bashkimit Evropian. Qeveria e re, e fokusuar në reforma dhe për jetë më të mirë me qytetarët ka arritur të përmbush disa detyrime thelbësore të kërkuara nga këto bashkësi shumë të rëndësishme. Perspektivat tona janë të rëndësishme për të gjithë anëtarët e BE-së.” tha Zaev pas takimit me Rutte. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat