Gruevski për incidentin e Kumanovës: Grupeve të armatosura u dhamë mundësinë të dorëzohen

Maqedonia

Gruevski për incidentin e Kumanovës: Grupeve të armatosura u dhamë mundësinë të dorëzohen

Më: 24 shtator 2017 Në ora: 21:41
Perleshja në Kumanovë / Foto arkiv

Ish-kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski, ka folur për ngjarjet e majit të vitit 2015 në Kumanovë, dhe se si intervenoi vetë si shef i ekzekutivit asokohe.

“Nuk mund të jemi ne fajtorë për atë se me muaj dikush ka përgatitur të gjejë mënyra që të hyjë në mënyrë të paligjshme në territorin tonë, i armatosur deri në dhëmbë”, është shprehur ai.

“Ne iu dhamë mundësinë të dorëzohen, ishte lejuar mundësia për t’u dorëzuar, dhe atë dy herë gjatë ditës", ka theksuar Gruevski. 

"Një grup u dorëzua, tjetri s’u dorëzua. Pastaj, pas disa ditëve iu dha një mundësi tjetër për t’u dozuar”, ka treguar ish-kryeministri maqedonas.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat