Me Ligjin e ri për pakicat, Shqipëria zyrtarisht njeh tetë pakica etnike në vend, ndër to edhe maqedonasit

Maqedonia

Me Ligjin e ri për pakicat, Shqipëria zyrtarisht njeh tetë pakica etnike në vend, ndër to edhe maqedonasit

Më: 27 shtator 2017 Në ora: 18:00
Kuvendi i Shqipërisë

Në Shqipëri pranohet ekzistimi i tetë pakicave etnike, edhe atë: maqedonasit, grekët, egjiptianët, vllehët, romët, malazezët, serbët dhe boshnjakët.

Kjo qëndron në tekstin e Propozim-ligjit për mbrojtjen e pakicave në Shqipëri, i cili tani më ka hyrë në procedurë kuvendore dhe është ligj me të cilin parashihet përparimi i gjendjes aktuale të të drejtave të pakicave.

Duke e përshëndetur finalizimin e procesit për sjelljen e Propozim-ligjit, i cili njëzëri u përkrah në seancën e djeshme të Komisionit kuvendor ligjvënës, shoqata maqedonase ‘Ilinden’ me seli në Tiranë veçanërisht cek faktin që Tirana zyrtare e shfaq realitetin në lidhje me atë se cilat pakica etnike jetojnë në Shqipëri.

Sipas propozuesve të Ligjit, ai është në pajtim me rekomandimet e BE-së dhe me të rregullohen të gjitha të drejtat që ju takojnë pakicave në vend.

Kjo është hera e parë që Republika e Shqipërisë sjell një ligj të këtillë dhe është një nga prioritetet ligjore që kërkohen nga Bashkimi Evropian.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat