Bejta takoi banorët e Lagjes Lajthia: Mirënjohës për vlerësimin tuaj

Maqedonia

Bejta takoi banorët e Lagjes Lajthia: Mirënjohës për vlerësimin tuaj

Më: 27 shtator 2017 Në ora: 23:30
Nevzat Bejta

Lagja Lajthia e cila njihet si lagje bastion e Bashkimit Demokratik për Integrim, ishte destinacioni i radhës i kandidatit për Kryetar Komune në Gostivar, Nevzat Bejta. Në ditën e tretë të fushatës zgjedhore, Bejta takoi banorët e kësaj lagje, me të cilën bashkëbisedoi për Gostivarin e sotëm dhe programin zgjedhor për Gostivarin e nesërm. 

 “Kemi projektin për vazhdimin e kanalizimit nga Xhamia e Rinisë në lagjen Lajthia. Riasfaltimin e rrugës nga ura e lumit Vardari në rrugën Beliçica deri tek ura afër Gjykatës, vendosja e rrethojës përreth lumit Vardar, ndërtimi i rrugës në bllokun 11, ndërtimi i kanalizimit për ujërat e zeza në Kejin e Vardarit, rikonstruimi dhe ndërtimi i kanalizimit nga objekti i Gjykatës deri tek varrezat myslimane në fshatin Banjicë, ndërtimi i kanalizimit nga Xhamia e Rinisë deri tek lagja Tullana, si dhe ndërtimi i Këndit për Fëmijë tek Terreni Sportiv afër urës së lumit Vardar”, shpalosi programin zgjedhor para banorëve të lagjes Lajthia, Kryetari Bejta. 

Duke folur për Gostivarin e sotëm, Bejta u fokusua tek realizimi i programit zgjedhor të vitit 2013. 

“U falënderohem nga zemra dhe shpirti gjithë banorëve të lagjes Lajthia për mikpritjen e treguar. Jam krenar që ato janë mirënjohës për punët e bëra në këtë lagje. Kemi përgatitur programin zgjedhor dhe e prezantojmë përpara qytetarëve. Qytetarët e dijnë që premtimet që kemi bë i kemi realizuar. Ne kemi realizuar mbi 600 projekte për Gostivarin dhe rrethinën, dhe me mburrje e themi që e kemi realizuar gati 100 % programin që e kemi premtuar në zgjedhjet fituese të vitit 2013”, tha Bejta duke numëruar projektet që pritet të realizohen në këtë lagje. 

Banorët e lagjes Lajthia u shprehen mirënjohës për punët e bërë dhe ofruan mbështetjen e tyre në realizimin e programit të ri për Gostivarin që duam. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat