Jepen çmimet për përkthyes më të mirë për vitin 2017

Maqedonia

Jepen çmimet për përkthyes më të mirë për vitin 2017

Më: 28 shtator 2017 Në ora: 17:00
Foto ilustrim

Lidhja e përkthyesve letrarë e Maqedonisë sot në Shoqatën e shkrimtarëve të Maqedonisë ka ndarë nëntë çmime për përkthime letrare për vitin 2017. Fitues të dy çmimeve për vepër jetësore, të cilat u ndahen përkthyesve të afirmuar, këtë vit janë Violeta Jagev – përkthye nga gjuha spanjolle (çmimi “Kiril Pejçinoviq) dhe Naum Kitanovski, pëkthyes nga gjuha italiane (Karta “30 Shtatori”).

Shtatë çmimet e tjera janë për përkthime të veprave në vitin kalendarik, respektivisht nga shtatori i vitit të kaluar deri në shtator të këtij viti, të cilat i nominojnë vetë shtëpitë botuese. Maja Jovanovska e fitoi çmimin “Bozhidar Nastev”, i cili i ndahet për përkthime nga grupi i gjuhëve romane, për përkthim nga frëngjishtja në maqedonisht të romanit “Ana Marija” nga autori Lisjen Bodar. Ahmet Selmani e fitoi çmimin për poezi “Grigor Përliçev” për përkthim nga shqipja në maqedonisht të librit poetik “Duke e pritur ëndrrën” nga Fatjona Geci, çmimin “Arkipeshkvi Gavrill” e fitoi grupi i murgeshave nga manastiri Veljusa për përkthim kolektiv të librit “Liria e vërtetë, martirë të rinj rrëfyes (1942-1964). Çmimet për përkthime letrare janë ndarë në prag të Ditës botërore të përkthyesit 30 Shtator, e inicuar nga UNESCO.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat